I kapur në çdo fjalë të partneres dhe duke u përkulur për puthje gjatë një dreke të përbashkët, Keanu Reeves dukej më shumë si një adoleshent i dashuruar sesa një burrë 60-vjeçar, teksa u fotografua këtë javë në Londër në një takim të përzemërt me të dashurën e tij artiste, Alexandra Grant.
Megjithëse ata debutuan publikisht si çift në tapetin e kuq në vitin 2019, duket se janë ende në fazën e muajit të mjaltit të lidhjes së tyre. Reeves, që e quan me përkëdheli Grant si “e dashura ime”, u pa teksa i mbante dorën dhe bisedonte ngushtë me të, i buzëqeshur dhe i lumtur.
Ndryshe nga shumë aktorë të Hollywood-it që në moshë të shtyrë zgjedhin partnere shumë më të reja, ylli i “Matrix” ka përjashtuar këtë rregull duke qëndruar me Alexandra Grant, 51 vjeçe, dhe duket se është më i lumtur se kurrë me këtë zgjedhje. Edhe pse nuk duhet të ketë asgjë të jashtëzakonshme në faktin që një burrë i famshëm zgjedh një partnere të moshës së tij dhe të suksesshme në fushën e saj, në botën e yjeve kjo është aq e rrallë saqë Keanu shihet si një revolucionar.
Ky lumturi padyshim i ka gëzuar edhe fansat që dikur ishin të shqetësuar për shprehjen e trishtuar të aktorit, aq sa e kthyen në një meme të famshme si “Sad Keanu” dhe e quajtën “i dashuri i internetit”, ndërkohë që ai mbante një profil të ulët pas humbjes së vajzës së tij foshnje dhe partneres Jennifer Syme më shumë se 20 vite më parë.

Tani, duket se aktori nuk ndalet së qeshuri – dhe një arsye mund të fshihet tek unaza me diamant në gishtin e martesës të Alexandra Grant gjatë drekës. Diamanti ishte i shoqëruar edhe me një unazë ari, që mund të jetë një unazë martese dhe që nuk është vënë re në daljet e fundit të saj në tapetin e kuq. Nëse çifti është martuar fshehurazi, kjo do të ishte martesa e parë për Keanu-n, por me gjasë nuk do të ketë ndonjë njoftim zyrtar, pasi të dy njihen për privatësinë e tyre të madhe.
Ata u takuan për herë të parë në një darkë mes miqsh në vitin 2009 dhe më vonë Keanu kontribuoi me poezi në dy nga librat e Alexandra-s: Ode to Happiness (2011) dhe Shadows (2016). Në vitin 2017, ata themeluan së bashku shtëpinë botuese X Artists’ Books, bashkëpunim që çoi në lindjen e një romance.

Kur dolën së bashku për herë të parë në publik në vitin 2019, Alexandra u përfshi në një stuhi mediatike. “Mendoj se çdo person që njihja më telefonoi në javën e parë të nëntorit, dhe kjo është shumë interesante,” i tha ajo revistës British Vogue disa muaj më vonë.
Fansat u entuziazmuan që ylli shumë privat i “John Wick” kishte gjetur dashurinë pas një periudhe të gjatë beqarie, që pas vdekjes tragjike të Jennifer Syme në një aksident me makinë në vitin 2001, vetëm pak kohë pasi kishin humbur vajzën e tyre të sapolindur.
Megjithatë, ana e errët e kësaj lidhjeje “normale” ishte vala e kritikave nga disa komentues në rrjete sociale që e quajtën Alexandra-n “shumë të vjetër” për aktorin – pavarësisht se Keanu është në fakt nëntë vite më i madh se ajo.