FLASH :

DËSHTIMI MADHËSHTOR – Berisha as 1 orë protestë për mbylljen e TikTok para Kryeministrisë, braktiset edhe nga të rinjtë

Protesta e Berishës për mbylljen e TikTok një dështim madhështor. Në as një orë protestë, pamjet treguan një pjesëmarrje qesharake, krahasuar me mijëra protestues që u derdhën në shesh në Beograd në të njëjtën orë kur në Tiranë mbahej protesta e Berishës. Ish-kryeministri nuk gjeti jo vetëm përkrahjen e të rinjve, por as edhe të figurave të njohura përdorues të TikTok. Protesta në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit.

TIRANË– Ndërsa duhej të jepte llogari për masakrën e Gërdecit në këtë 17-vjetor, Sali Berisha zgjodhi këtë ditë të thërriste një protestë për mbylljen e TikTok. Por, ky ‘tubim’ ishte një dështim madhështor që nuk zgjati as 1 orë, siç u dëshmua edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv një pjesëmarrje minimale. 

Njoftimin e bëri javë më parë kur kundër synimit prindëror u kërkoi nxënësve të braktisnin mësimin për të mbrojtur aplikacionin që i dëmton më shumë. E ndërsa fëmijët e shkollave e injoruan, Berisha dështoi këtë të shtunë edhe me protestën.  Si kurrë më parë pjesëmarrja në protestë ishte më e ulëta.

Pamjet tregojnë një panoramë krejt të kundërt me atë çka ndodhte në Beograd në të njëjtën orë me protestën e studentëve atje me mijëra qytetarë. 

Berisha vetë e quajti si protestën më madhështore duke e krahasuar me atë studentore të dhjetorit ’90 që rrëzoi regjimin, duke u përpjekur të mashtrojë shqiptarët dhe duke u bërë qesharak.

Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve te rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. U damkos si armik i egër i TikTok i rinisë shqiptare, u damkos si biri i të atit”, tha Berisha.

Një gafë edhe më e rëndë, në këtë moment, kur i premtoi një fëmije rreth 7-8 vjeç, live në televizion, se do ta rihapë TikTok ndonëse përdorimi i aplikacionit është I ndaluar për të miturit nën 13 vjeç.

Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.

Djali i mitur: O Sali, o hero.

Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.

Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.

Me një podium minimalist dhe në sfond muzikor këngën e fushatës së Bashës, në skenë u ngjitën disa të rinj të angazhuar në FRPD, ndërsa munguan personazhe të njohur të TikTok. Kryetari i tyre Besart Xhaferri e pranoi publikisht se mbyllja e TikTok nuk është shqetësim për të rinjtë por hall i vërtetë elektoral i PD.