Pas përfundimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit, radhën për të dëshmuar e kishte Erjon Alibej i njohur me nofken “Krymi” .Ai është përgjigjur pyetjeve te dy prokurorëve që i dhan statusin e bashkpuntorit të drejtësisë.
I njohur edhe me nofkën “Krymi”, ai nisi të fliste për njohjen me Dumanin për herë të parë në vitin 2020, teksa tema e parë e bisedës ishin dyshimet se Nuredini dhe vëllai i tij kishin marrë pjesë në atentatin e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i vëllai, daja dhe një mik turk. Alibej u shpreh në GJKKO se vetë Dumani kishte kërkuar që ta takonte në vitin 2020.
Prokuroria: Cfare na thoni per vrasjet qe akuzoheni si vellezerit Haxhia, Angjelo Avdia dhe Dorian shkoza si dhe njohjet me Dumanin, Skredi Tase, dhe Henrik Hoxhaj?
Alibej: Pasi jam liruar nga paraburgimi i Elbasanit fillim 2020, kam qene përdorues i rregull i encrochat dhe sky ecc, kam kontaktu me Arjan Spahiun dhe i kam them hajde ta sqarojme për kontaktin me Nuredin Dumanin. Me sqaroi se Dumani ka kërku vete me u taku me mu. Gjate kësaj përiudhe kam hedh fjalë ne rrugë qe Talo Çelën jepja 100 mije euro me e vra dhe 200 mije euro kush ma sjell te gjallë. Atë ditë që do behesh takimi me Dumanin, shkon e merrin Nuredinin ne Katund te Ri Arjani dhe ma sjell te shtepia. Dumanin e kisha idnetifiku dhe dija gjithcka për te. E takoj Nuredinin dhe dy ore e 48 minuta. Ajo nbiseda ka qene e incizume nga une. E degjoj për gjithcka, në ate periudhe kam qene shume i semure me covid. Po me shpjegonte gjithcka dhe me thonë kam dëgju se cfare kërkon për Talon Celen. Për viziten time tek ty kam fol dhe me Festim Qolin.
Me ka tregu se kush jane ekzekutoret e familjes time. Un thjesht e degjoja.
Un i kam tregu te gjithe fotot e familajreve te Nuredinit dhe grupeve qe kan marre pjese ne vrajset e familajreve te mi. Kur i tregoj fotot e familajreve te Nuredinit i them qe Dashnor Dumani ka qene te grupi i Talo Çeles dhe Altin Ndocit qe kan vra familajret e mi. Nuredi nuk ma prano për vëllain e tij dhe me thote se nuk flet me vellain. I thash mu beto Kuran qe nuk do me genjesh.







