FLASH :

Deri ku arrin viktimizimi i lali Erit?! Foshnjat si mburojë përballë drejtësisë!

Erion Veliaj, duket se ka zgjedhur sërish rrugën e manipulimit emocional për të fituar simpatinë e publikut, këtë herë në një moment delikat të jetës së tij ligjore. Në një postim të fundit, Veliaj ndau lajmin për lindjen e mbesës së tij, por nuk ngurroi ta përdorte për të lëshuar një tjetër mesazh viktimizues lidhur me qëndrimin e tij në burg “prej muajsh pa gjyq”.
Një përpjekje kjo për të fituar zemrat e qytetarëve me histori familjare. Por sa larg mund të shkojë një politikan për të shmangur përballjen reale me ligjin?

Veliaj pretendon se është “burgosur pa gjyq”, ndërkohë që është pikërisht sistemi gjyqësor që po ndjek procedura e nevojshme, njësoj si për të gjithë qytetarët, përfshirë ata me poste të larta si puna e tij. Ashtu sikurse dikush që është kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike, apo dikush që ka bërë një vepër më të madhe penale, si një plagosje apo vrasje, edhe një zyrtar shtetëror i cili akuzohet për vepra të rënda korrupsioni apo fshehje pasurie, mund të burgoset nga organet e drejtësisë për një afat të caktuar kohor siç e vendos gjykata, ndërkohë që drejtësia mbledh prova që ta çojë çështjen për gjykim. Pra i gjithë ky është një proces normal dhe i ligjshëm.

Ka ardhur koha që Veliaj duhet të heq dorë nga palaçollëqet e tilla nga qelia. Shteti ligjor funksionon duke zbatuar të njëjtat standarde për të gjithë, nga qytetari më i thjeshtë, tek ai me pushtet.
Duke përdorur një foshnje si justifikim emocional në mes të një çështjeje penale, Veliaj tregon se deri ku mund të arrijë për të shmangur përgjegjësinë. Ky është manipulim i pastër i opinionit publik, një përpjekje për të kthyer vëmendjen nga drejtësia drejt ndjeshmërisë njerëzore. Por drejtësia nuk është çështje emocionesh, por është çështje faktesh dhe provash.
Erion Veliaj duhet të përballet me ligjin si çdo qytetar tjetër. Shqiptarët meritojnë transparencë, jo dramë.