Ana Dajko njëkohësisht tezja e Adriatik Lapaj, e vetmja deputete që do të përfaqësojë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvend, u shfaq sot për herë të parë para kamerave mes emocionesh të forta.
60-vjeçarja, e vënë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit publik mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, nuk i shpëtoi as lapsuseve gjatë komunikimit me gazetarët.
“64 mijë mandate… 64 mijë vota doni të thoni,” – e korrigjoi gazetarja, ndërsa Dajko u përpoq të ruante qetësinë në ditën e saj të parë si përfaqësuese e re e Kuvendit.
E pyetur nëse do të kishte dashur të ishte ajo sot këtu pas përplasjes mes dy liderëve të koalicionit, ajo u përgjigj: “Jo…”
Koalicioni fitoni një mandat me 64 mijë vota, teksa Dajko në një lapsus mes emocionesh, i ka përkthyer në mandate për koalicionin e saj.