FLASH :

“Deputeti” që u kap me drogë në Sarandë: Aman më falni!

Ergys Isufi, kandidati për deputet i partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, është kapur me drogë në makinë nga policia dhe më pas është liruar në rrethana që kanë ngritur pikëpyetje. Por më shumë se lajmi i arrestimit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është deklarata e tij publike nëpërmjet një postimi në rrjetine tij social Facebook.

“Përshëndetje miq, lidhur me situatën aktuale, ndiej një dëshpërim moral që më shtyn të kërkoj falje para publikut shqiptar…” thotë Isufi në fillim të videos.
Në këtë përpjekje për të shpëtuar imazhin e vet, ai mundohet të paraqitet si një idealist i pastër që s’ka lidhje me politikën, por është futur “për ta bërë Shqipërinë”. Ndërsa realiteti flet ndryshe: një kandidat me lëndë narkotike në makinë, që mohon gjithçka me një fjalim ku gjuha e turbullt dhe mendimet e ngatërruara nuk lënë asnjë vend për besim.

“Unë nuk kam ardhur për politikë… Kam ardhur të kontribuoj me bindjet e mia. Shqipëria duhet të bëhet”, thotë ai.
E gjithë kjo tentativë për të shpëtuar karrierën e tij që s’ka nisur ende, mbyllet me falënderime ndaj Policisë së Shtetit që sipas tij “ka treguar profesionalizëm”. Por nuk jep asnjë shpjegim konkret për praninë e drogës.

Ky rast, më shumë se një skandal personal, është një simptomë e sëmundjes që po e brejt politikën shqiptare.
Duke bërë thirrje për të mbështetur lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, ai e mbyll viden duke kërkuar ndjesë: “Më falni, më falni, më falni”