FLASH :

Deputeti i CDU-së mbështet Jorida Tabakun: “Zëri që i duhet Shqipërisë për në BE”

Peter Beyer, deputet i Bundestagut gjerman dhe një nga zërat më të rëndësishëm të politikës së jashtme në CDU, ka shprehur publikisht mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kandidaten Jorida Tabaku në zgjedhjet e 11 majit. Beyer, një mik i vjetër i Shqipërisë dhe përkrahës i fortë i integrimit europian të rajonit, ka vlerësuar angazhimin e Tabakut për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe afrimin real të vendit me Bashkimin Europian.

Ai e cilësoi Tabakun si një zë të besueshëm për të çuar përpara reformat që e afrojnë Shqipërinë me familjen europiane.