FLASH :

Denzel Washington shpërthen ndaj fotografit në Cannes: “Mos më prek më!”

Denzel Washington ka pasur një përplasje të papritur me një fotograf gjatë ngjitjes së tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Cannes, ku u shfaq për premierën e filmit të tij më të ri, Highest 2 Lowest. Aktori 70-vjeçar u pa duke i drejtuar gishtin fotografit dhe duke bërtitur “Stop it!” në një skenë që u kap në video dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Incidenti nisi kur fotografi dyshohet se e preku në krah aktorin teksa ai po ecën me bashkëprotagonistin e tij, reperin A$AP Rocky. Kur fotografi guxoi ta prekte sërish, Washington reagoi me zemërim duke i larguar dorën me forcë dhe duke përsëritur: “Stop it, stop it!” përpara se të largohej me nerva.

Megjithatë, incidenti nuk prishi krejtësisht humorin e aktorit, i cili më pas u surprizua në skenë nga regjisori Spike Lee me një Palme d’Or nderi, në shenjë vlerësimi për karrierën e tij. “Kjo është një surprizë e plotë për mua!” u shpreh Denzel, që ishte udhëtuar në Cannes gjatë një dite të vetme pushimi nga shfaqjet e tij në “Othello” në Nju Jork.

Ky nuk është rasti i parë që Washington përfshihet në përplasje publike. Në tetor 2024, ai u filmua duke shpërthyer ndaj “gjuetarëve të autografëve” në një ngjarje në Nju Jork, ku u pa teksa qortonte me tone të ashpra një fans. Edhe në vitin 2021, aktori pati një moment emocional me një tjetër fans në rrugët e qytetit, ku u raportua se e këshilloi “të lutet”.

Filmi Highest 2 Lowest, një ripunim i klasikës së Akira Kurosawa-s High and Low, do të dalë në kinema më 22 gusht dhe do të publikohet në Apple TV+ më 5 shtator.