FLASH :

Denoncimi në Troç : Skema Kriminale e Kadastrës, si zyrtarët dhe policët mashtruan qytetarët me dokumente fallco

Vlera deri në 15,000€ të zhvatura qytetarëve të mashtruar…

Një tjetër aferë e rëndë korruptive ka dalë në dritë! Një grup i strukturuar kriminal, i përbërë nga ish-punonjësja e Kadastrës Kristela Pata, avokati Henri Bici, noteri Luiz Ejlli dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ka zhvatur qytetarët duke i mashtruar me dokumente false legalizimi. Shumat e grabitura nga qytetarët variojnë nga 3.000 deri në 15.000 euro për çdo “shërbim” të paligjshëm.

SI FUNKSIONONTE SKEMA? Mashtruesit premtuan legalizime pronash kundrejt pagesave të majme, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo skemë u realizua përmes një prokure të hartuar nga avokati Henri Bici dhe noterit të kohës, Luiz Ejlli. Por ka një detaj tronditës: në atë periudhë, noteri nuk kishte deklaruar fare se ushtronte aktivitet, duke bërë që e gjithë procedura të ishte e paligjshme.

POLICIA, JO PËR TË NDALUR KRIMIN, POR PËR TA MBROJTUR ATË! Kjo skemë nuk do të funksiononte pa mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët siguronin që gjithçka të kalonte pa trazira. Ata, në vend që të luftonin krimin, mbronin grupin kriminal kundrejt pagesave të majme. Mes tyre është Ema Bejdo, me detyrë shefe e sektorit të hetimeve në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), strukturë që heton paligjshmërinë, korrupsionin dhe çdo vepër penale brenda Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, i përfshirë në këtë skandal është edhe Klevis Qose, në atë kohë oficer i Policisë Gjyqësore pranë AMP, i cili sot mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Një rastësi? Për më tepër, në skemë përmendet edhe Alban Hoxha, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë AMP në atë periudhë.

HESHTJA E DREJTËSISË: SKANDALI NË ADISA Kristela Pata, një nga organizatoret e skemës, ka qenë më parë e kallëzuar për vjedhje fondesh me vlerë 10 milionë lekë. Prokurori i çështjes, Petrit Hysa – tashmë i shkarkuar nga Vettingu – e pushoi kallëzimin për “mungesë provash”. A është ky një rastësi, apo një tjetër provë se drejtësia blen dhe shitet?

A DO KETË DREJTËSI APO DO MBYTET EDHE KY SKANDAL? Qytetarët e mashtruar kërkojnë drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve. Ky rast është një tjetër dëshmi se korrupsioni ka rrënjë të thella në institucionet shtetërore. A do të ketë ndëshkim këtë herë, apo gjithçka do të mbyllet si çdo skandal tjetër në Shqipëri?