FLASH :

Denoncimi i qytetarit / Kjo është ndotja e tmerrshme me të cilën përballem çdo ditë kur pi kafen te Air Albania

Një denoncim i ardhur në redaksinë e lajmeve Troç ka ngritur edhe një herë shqetësimin për kompanitë e papërgjegjshme, të cilat nuk respektojnë kushtet teknike të ndërtimit. Ato shkaktojnë ndotje të rëndë, që është edhe kancerogjene, për qytetarët në mes të Tiranës.

Institucionet nuk e vënë ujin në zjarr në këto raste, sepse, siç duket, janë të lidhura ngushtë me shkelësit më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të vendit, përderisa këta të fundit nuk kanë frikë dhe e bëjnë kaq hapur një shkelje të tillë, sikur të ishim një vend i botës së tretë dhe jo një vend që aspiron për Bashkimin Europian.

Ndërkohë që kryeministri ka ndërmarrë aksione për të liruar hapësirat publike dhe për të çliruar akset e vendit nga bizneset e papërgjegjshme që kanë ndërtuar kuturu, do të duhej që të ishte po kaq intensiv edhe me këta shkelës kronikë dhe abuzues me pushtetin e tyre.