FLASH :

Denoncimi i qytetarëve për Troç: Na kanë zaptuar hapsirën publike në Kika 2

Tashmë që në nisje të postimeve për ankesat e qytetarëve, në redaksinë e Lajme Troç çdo ditë e më shumë po vijnë problematika të reja. Përveç problemeve me kadastrën, me anë të denoncimeve të qytetarëve ne jemi njohur me shumë probleme të reja, të cilave nuk u kushtohet rëndësia e duhur.

Një qytetar ka zgjedhur të na kontaktojë për zaptimin e hapësirës publike nga pronarët në kompleksin Kika 2, një hapësirë kjo që në letra rezulton një hapësirë e përbashkët.

Qytetari shkruan:

“Dua tju bej me dije qe ne banoret e pal.10 tek rr.Tish Daija(perballe kompleksit Kika 2)na ka zene nje hall i madh.
Oborrin e pallatit na i kane zaptuar ish pronaret e truallit,me sakte njeri prej tyre se Dyli 2 te tjeret jane ne oponence me Dylin.Pretendon qe ky oborr eshte prone e tija,nderkohe sipas dokume tave qe disponojme ne (banoret) pronaret e kane dhene per pallat e kane 18% e ndertimit(keshtu ka qene % atehere.Por fatkeqesia me e madhe eshte qe hipoteka nuk e ka kthyer kete oborr ne favor te banoreve,por e ka lene si toke te lire.Te gjithe banoret jane me certifikate pronesie.
Jemi ne gjyq me zaptuesin ne gjykate penale.Seanca e rradhes eshte me 2 prill.”

Raste të tilla po vijnë gjithmonë e më shumë në redaksinë tonë, që nga momenti kur kemi zgjedhur të denoncojmë haptazi çdo problematikë dhe shqetësim të qytetarëve.