Denoncimi i qytetares për Troç: Hyra fshehtas në Hipotekën e Fierit, ja ç’po i bëjnë pronave

Lajme Troç tashmë, prej disa kohësh, ka nisur të denoncojë dhe faktojë raste të shumta të abuzimit me hipotekat anembanë vendit. Drejtuesja kryesore e Kadastrës Shtetërore, Lorena Goxhobelli, e ka situatën tërësisht jashtë kontrollit. Ne kemi dëshmuar se si ajo kontrollohet dhe drejtohet nga njerëz të korruptuar me pushtet politik dhe, që nga ai moment, dhjetëra denoncime vërshojnë nga qytetarët, sikurse është edhe rasti në fjalë i një zonje, e cila denoncon abuzimet në Kadastrën e Fierit.

Ja cili është raportimi i qytetares:

“Në hipotekën e Fierit jam futur për një informacion personal, sigurisht fshehur në ditë pushimi me ndihmën e një shoqes time, dhe kam parë me sytë e mi regjistra të mbushur me vija të kuqe që çbënin vendimin e pronësisë dhe, po me laps, mbivendosej një emër tjetër. Jam larguar thellësisht e dëshpëruar dhe pa asnjë shpresë… e dorëzuar para krimit. As SPAK nuk mund t’i çbëjë më krimet me pronat. Populli në depresion.”

“Kam dëgjuar pak fjalë nga një ish drejtues I Hipotekë që dha dorheqjen nga detyra pa mbushur vitin. Tha ” Ishte e pa mundur të kuptoje çfarë kish ndodhur prej vitesh në hipotekë. Atje është si një humnerë e zezë ku nuk guxoje të hidheshe”

Lajme Troç do të vazhdoj të denoncoj dhe të raportoj të gjitha shkeljet që mund të ndodhin në Kadastrën e Shqipërisë.