FLASH :

Video/Delfini dhuron shfaqje në detin e kristaltë përballë Sazanit

Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë. Delfinët janë kthyer në shoqërues të grupeve të turistëve dhe peshkatarëve të Vlorës. Për këta të fundit, është bërë e zakonshme të shohin delfinë apo edhe grupe të tërë që i shoqërojnë gjatë lundrimit dhe punës së tyre në det.

Ajo është filmuar të dielën, brenda gjirit të Vlorës. Në video shfaqet një delfin që shoqëron varkën e peshkimit, e cila po nisej për të gjuajtur peshk pranë ishullit të Sazanit. Delfini qëndron pranë varkës për disa minuta, duke luajtur rreth saj, dhe më pas largohet.