FLASH :

Deklaratat e Trump për Kievin, Berlini: Presidenti i SHBA dërgoi një sinjal të mirë, tani Evropa duhet të rritet

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i quajti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Kievi, me mbështetjen e aleatëve të tij, mund të rifitojë territorin e humbur një “sinjal të mirë për Ukrainën dhe Evropën”.

“Megjithatë, presidenti i SHBA-së ka të drejtë të kërkojë angazhim më të madh financiar nga evropianët dhe heqje dorë nga furnizimet ruse me energji”, theksoi Wadephul, duke i kërkuar Evropës të “rritet”.

“Trump e ka kuptuar dështimin e përpjekjeve të tij për të bindur Vladimir Putinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë”, shtoi ministri i Jashtëm gjerman.