FLASH :

Degjeneron në dhunë dhe bullizëm emisioni “edukativ” Big Brother / Ja video tronditëse e shuplakës së rëndë të Jozit ndaj Gjestit

Një incident tronditës ka ndodhur pas mesnate në shtëpinë e Big Brother VIP 4 Shqipëri, duke trazuar si banorët, ashtu edhe publikun. Teksa Jozi u eliminua nga gara dhe po linte shtëpinë, ndodhi një përplasje fizike e paprecedentë: ai e goditi me forcë Gjestin me shpullë, duke e rrëzuar atë në tokë.

Momenti u regjistrua pak para se ai të largohej bashkë me Loredanën, ndërkohë që kamerat transmetonin daljen e tyre. Gjesti mbeti i shtrirë në dysheme, ndërsa vajzat përreth shpërthyen në britma nga tronditja. Incidenti u pasua me një ndërprerje për publicitet, pa një reagim të menjëhershëm nga drejtuesi i programit, Ledion Liço, i cili më vonë u distancua nga akti dhe e dënoi dhunën fizike të ushtruar nga Jozi.

Jozi shoqërohet nga policia pas incidentit

Pas përfundimit të spektaklit dhe largimit të tij nga ambientet e shtëpisë, Jozi është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me aktin e dhunës. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se hetimet janë në vijim, dhe autoritetet do të vlerësojnë nëse ngjarja përbën vepër penale që kërkon ndjekje ligjore. Kjo ndërhyrje e organeve të rendit ka shtuar edhe më tej presionin mbi produksionin dhe vetë formatin televiziv.

Reagime të forta në rrjetet sociale

Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ndjekësit e programit, të cilët kanë shpërndarë pamje nga episodi dhe kanë kërkuar masa të ndëshkuese. Dhuna fizike ka hapur një debat të gjerë mbi etikën e transmetimeve televizive dhe masat disiplinore që duhen marrë në raste të tilla.

Ky incident ka lënë gjurmë në rrjedhën e spektaklit, dhe mbetet për t’u parë se çfarë pasojash do të ketë për Jozi-n jashtë shtëpisë, si dhe për mënyrën se si produksioni do të menaxhojë këtë situatë të paprecedentë.

Klikoni më poshtë për të parë videon :