FLASH :

Dasmorët në Shqipëri që bllokojnë autostraden po kthehen në fenomen shqetësues

Në Shqipëri po shtohen rastet kur festat dasmore bllokojnë autostradat për të festuar, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe rrezik për aksidente. Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë makina të ndaluara në mes të rrugës, muzikë të lartë dhe vallëzim mbi asfalt.

Ekspertët e sigurisë rrugore paralajmërojnë se kjo praktikë është e rrezikshme dhe e dënueshme me ligj. Ndërkohë, qytetarët kërkojnë më shumë ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar këtë fenomen që po kthehet në normë gjatë sezonit të verës. Ky fenomen shqtetësues pengon qytetarët e tjerë që të lëvizin lirshëm gjë të cilën ja garanton Kushtetuta pasi është e drejta e tyre themelore dhe mishërohet më së miri shprehja “2 veta martohen 200 tërbohen “