FLASH :

Dasmorët në Shqipëri me Lamborghini shkojnë jashtë burgut në Rrogozhinë dhe përshëndesin babain e burgosur

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, veçanërisht në TikTok, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur debate të shumta. Në pamje shihen disa dasmorë në Shqipëri duke mbërritur me makina luksoze, mes tyre edhe një Lamborghini që ka spikatur më shumë, përpara burgut të Rrogozhinës.

Dasmorët, mes të qeshurash e muzikës, i janë afruar rrethimit të burgut për të përshëndetur një person që ata e quajnë babain e tyre, i cili ndodhet pas hekurave. Në video dëgjohen gjithashtu urimet e tyre për një “lirimin e shpejtë”, duke e kthyer këtë moment në një skenë të pazakontë, ku festa e dasmës është ndërthurur me dhimbjen e mungesës së një të afërmi të dënuar. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta online, ku një pjesë e publikut e sheh si një gjest prekës, ndërsa të tjerë e komentojnë si një shfaqje ekstravagante dhe provokuese.