FLASH :

Danimarka thërret ambasadorin amerikan pas akuzave për spiunazh në Grenlandë

Danimarka ka thirrur shefin e Ambasadës së SHBA në Kopenhagë pas publikimit të akuzave se tre amerikanë me lidhje të ngushta me ish-presidentin Donald Trump kanë zhvilluar “operacione të fshehta ndikimi” në Grenlandë.

Lajmi u publikua nga transmetuesi kryesor publik danez mëngjesin e së mërkurës dhe vetëm pak orë më pas Ministria e Jashtme e Danimarkës njoftoi se kishte thirrur në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane.

“Jemi të vetëdijshëm që aktorë të huaj vazhdojnë të shfaqin interes për Grenlandën,” deklaroi ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen.

Grenlanda, ishull gjigant e strategjik në Arktik që është territor i Danimarkës, është përmendur disa herë nga Trump gjatë viteve të fundit, i cili ka thënë publikisht se dëshiron që SHBA “ta marrë” atë. Refuzimi i qartë i Kopenhagës në atë kohë shkaktoi tensione diplomatike mes dy vendeve.

Ky është zhvillimi më i fundit në një seri debatesh mbi rëndësinë strategjike të Grenlandës, e cila konsiderohet një pikë kyçe për kontrollin në Arktik dhe përballjen e fuqive të mëdha në rajon.