Një tjetër fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë jashtë vendit. Sipas vlerësimeve të portalit të statistikave “Sofascore”, pesë legjionarët me paraqitjet më të mira u evidentuan për kontributin e tyre vendimtar në ndeshjet e fundit.
Në krye renditet Mirlind Daku, i cili bëri një ndeshje të jashtëzakonshme në Rusi kundër Khimki: dy gola, një penallti e humbur dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë loje.
Ylber Ramadani pozicionohet i dyti pas një eurogoli ndaj Torinos që i dha tri pikët Leçes, ndërsa në vendin e tretë vjen Etrit Berisha, që ruajti portën e paprekur në fitoren ndaj Vernamos.
Ardian Ismajli zhvilloi një 90-minutësh të shkëlqyer në triumfin e Empolit ndaj Monzës, ndërsa pesëshja plotësohet nga Ivan Balliu, që vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së Rayo Vallecanos.