Një ngjarje e rëndë duket se i ka ndodhur gazetarit Sokol Balla disa kohë më parë më 21 mars 2025, edhe pse ka ndodhur kohë më parë vetëm tani është publikuar dhe po qarkullon në rrjetet sociale. Ai është sulmuar ashpër verbalisht nga një shqiptar në Londër, ku ndodhej me rastin e ndeshjes Angli–Shqipëri.
Personi i afrohet Ballës, i cili ishte duke filmuar me celularin e tij personal, dhe papritmas nis një agresion të ashpër verbal ndaj tij, pa thënë se cilat janë arsyet.
Sulmi ndaj gazetarëve që i shërbejnë informimit të opinionit publik është gjithnjë i dënueshëm, aq më tepër kur ata sulmohen për shkak të detyrës. Lajme Troç i bën thirrje SPAK që të identifikojë autorin e këtij sulmi në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe të nisë procedimin penal ndaj tij.