FLASH :

Çunat e burgut të Durrësit festë me Lali Erin, triumfon PS

Festë dhe hare e madhe në mjediset e burgut të Durrësit, ku qëndrojnë të izoluar politikanë VIP si Erion Veliaj dhe Alqi Bllako.


Pas përfundimit të votimeve në këtë burg dhe numërimit përkatës del se PS ka marrë 148 vota, kurse PD 35.


Rezultojnë 3 vota tepër që sipas komisionit janë anëtaret e Qendrës së votimit.


Mendohet se Erion Veliaj i ka përdorur të gjitha kartat që mundëson burgu, për të bindur shumicën e të burgosurve për një fitore plebishitare, e cila më pas është shpërblyer edhe me një festë deri në orët e vona në qeli.