Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishte të bashkisë Roskovec. Gjatë saldimit të tubove plastike që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit të kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Roskovecit për vaditjen e tokave bujqësore , ato janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.







