Protesta për Ujësjellësin e ri të Tragjasit, një investim publik me vlerë 7 milionë euro, duke se ka hasur rezistencë nga një numër i vogël protestuesisht të fshatit për interesa të dy-tre bizneseve lokale, dhe u mundua të shfrytëzohej edhe politikisht, meqë jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Ky është i vetmi shpjegim i mundshëm, po të kihet parasysh se Njësia Administrative Tragjas, bën të ditur se për pjesën e kanalizimeve, janë bërë investime në masën 90%, të cilat janë të lidhura me projektin dhe financimin e KFË për Rehabilitimin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Orikum dhe gjithë infrastrukturën lidhëse të fshatrave të bregut si Radhimë, Dukat dhe Tragjas.
Tenderi në fjalë e ka shpallur fituesin që në vitin 2022, pra firmën AKELIK Grup dhe afati i përfundimit të punimeve ka qenë dhjetori i 2024.
Është e çuditshme që nga i gjithë ky projekt, që ka përfunduar thuajse plotësisht që në dhjetor të vitit të kaluar, sivjet, pronarët e disa hoteleve private, që njihen edhe si të fortët e zonës, të bekuar si duket edhe nga eksponentë politikë, që duan të kapitalizojnë çdo protestë në vend me afrimin e zgjedhjeve kombëtare, tentuan të pengonin, atë që është interes jetik për turizmin e një pjese të mirë të rivierës joniane, pra furnizimi me ujë të pijshëm, jo vetëm më i Tragjasit, por edhe i Dukatit, Dhërmiut, Kondraqit dhe Palasës.
Nëntoka, dhe hapësira ajrore, janë pasuri shtetërore dhe si të tilla, ato mund të përdoren vetëm për interesa kolektive dhe jo për interesat individuale, të dy hoteleve në Radhimë, që për grykësin e tyre personale, desh e dëmtuan projektin në atë masë, që jo vetëm mund të linin pa ujë fshatrat e mësipërm, por duke dëmtuar edhe vetë Tragjasin, që nga ky investim do të ketë ujë 24 orë, jo më me pompa dhe as me puse, por direkt nga burimet e malit të Çikës.