Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se anëtarësimi në BE i Ukrainës është garancia më e mirë e sigurisë dhe prosperitetit të vendit. Pas një takimi që mbajtu me Volodymyr Zelenskyn, Costa tha se janë të impresionuar nga reformat që ka bërë vendi pavarësisht se ka qenë në luftë.
“Duke mbështetur rindërtimin e Ukrainës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është e qartë se anëtarësimi i plotë i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm garancia më e mirë e sigurisë, por edhe rruga më efektive drejt prosperitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin ukrainas.
Dua të theksoj këtu sot sa të impresionuar jemi nga reformat që keni kryer pavarësisht luftës në tokën tuaj. Kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur. Ne do t’ju mbështesim në luftë kur ajo të vazhdojë. Ne do t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja për paqe, në negociatat e ardhshme për paqe dhe, më e rëndësishmja, në të ardhmen tonë të përbashkët si anëtare e plotë e Ukrainës në Bashkimin Evropian”, përfundoi ai.