Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar është dhunuar gjatë orarit të punës në ambientet e një hoteli të frekuentuar nga vendas dhe turistë. Sipas burimeve dhe pamjeve të siguruara, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, dhe Leart Bimo, një person me precedentë penalë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj të riut, pas një keqkuptimi banal për një bidon uji.
Dëshmitarët tregojnë se Isufi ka nisur përplasjen me tone kërcënuese dhe kontakt fizik, ndërsa më pas dhuna ka degjeneruar në goditje të shumta nga ana e Bimos, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e kamarierit. Ngjarja ndodhi në sy të klientëve, të cilët u larguan të tronditur nga ambienti. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia për ndalimin e autorëve.