FLASH :

Coachella 2025: Kur muzika takohet me pasarelën e modës

Coachella vazhdon të mbetet jo vetëm një festival muzikor, por një arenë stili ku yjet shpalosin personalitetin e tyre përmes veshjeve. Disa vite më parë, Vanessa Hudgens konsiderohej “mbretëresha e Coachella-s”, falë stilit të saj bohemian, por këtë vit tendencat kanë ndryshuar. Yjet kanë zgjedhur një qasje më të thjeshtë, por aspak të zakonshme – dhe sërish kanë bërë NAM.

Komentet në rrjete sociale e konfirmojnë: “Lady Gaga është rikthyer në formë”, “Paris Hilton pa rozë dhe xixa? Veshjet nuk ndjekin më rregulla të ngurta, dhe bohemian-i klasik i festivalit është zëvendësuar nga guximi individual. Më poshtë, do të gjeni disa nga paraqitjet që jo vetëm na lanë pa fjalë, por që me siguri do të mbahen mend gjatë.