Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 Qershorit me Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1 000 euro. Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete.