FLASH :

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti nuk fshihen më, çifti poston foton e tyre zyrtare në rrjetet sociale

Pas një viti lidhjeje, mes thashethemeve, mosmarrëveshjeve të dyshuara dhe pajtimeve, Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Për herë të parë , influencuesja postoi një foto në profilin e saj në Instagram me partnerin e saj të ri, me të cilin është në lidhje prej disa kohësh.

Çifti po kalon disa ditë pushimesh së bashku në  plazhin e Ibizës  në Spanjë. Kujtojmë se kjo është marrëdhënia e parë e zyrtarizuar e Ferragnit pas divorcit nga ish-partneri Fedez.