FLASH :

ChatGPT po fiton terren ndaj Google, publikon shifrat e kërkesave ditore

ChatGPT merr mbi 2.5 miliardë komanda në ditë nga përdoruesit në mbarë botën. OpenAI e ka deklaruar këtë për Axios, duke specifikuar se 330 milionë kërkesa ditore vijnë nga përdoruesit në SHBA.

Shifrat tregojnë sesa i kudogjendur po kthehet produkti i kësaj kompanie.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të tilla, por së fundmi ka zbuluar se Google merr mbi 5 trilionë komanda në vit që në mesatare përkthehet 14 miliardë kërkime në ditë.

Sipas Neil Patel nga NP Digital, 13.7 miliardë kërkime në ditë realizohen përmes Google ndërsa dy kompani marketingu digjital, SparkToro dhe Datos, thonë se shifra shkon 16.4 miliardë në ditë.

Megjithatë, ChatGPT po shfaq një rritje eksponenciale. Në dhjetor, Sam Altman tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliardë komanda në ditë dhe tanimë, volumi është dyfishuar brenda 8 muajve.