FLASH :

‘ChatGPT’ i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje, zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re.

Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë diagnoza të gabuara, shkruan nypost.

E dëshpëruar, amerikanja nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden.

Pas përshkrimit të simptomave, inteligjenca artificiale sugjeroi se mund të bëhej fjalë për sëmundjen e Hashimotos  një çrregullim autoimun që prek gjëndrën tiroide. Edhe pse mjekët fillimisht ishin skeptikë, Bannon insistoi për të bërë analizat e nevojshme.

Rezultatet konfirmuan shqetësimet e saj: ajo u diagnostikua me kancer në tiroide.

Bannon është e bindur se pa ndihmën e ChatGPT-së, diagnoza do të ishte vonuar edhe më shumë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e saj. Tani ajo ndodhet në proces monitorimi dhe përballet me një rrugë të gjatë rehabilitimi.