FLASH :

Channing Tatum kujton një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij

Aktori i njohur Channing Tatum ka rrëfyer një nga pendesat më të mëdha profesionale në një intervistë të fundit për Vanity Fair. Ai zbuloi se kishte refuzuar një ofertë për të luajtur rolin kryesor në një version të ri të filmit “Bukuroshja dhe Bisha”, të drejtuar nga regjisori legjendar Guillermo del Toro.

“Ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës sime,” tha Tatum. “Guillermo donte të bënte versionin e tij të ‘Bukuroshja dhe Bisha’, ku unë do të isha Bisha. Por sapo kisha bërë një fëmijë, isha në një projekt tjetër që më konsumonte dhe skenari nuk ishte ende gati. Thjesht nuk ndihesha në gjendje ta merrja përsipër.”

Tatum dhe ish-bashkëshortja e tij, Jenna Dewan, mirëpritën vajzën e tyre Everly në maj të vitit 2013, kohë kur iu ofrua edhe roli. Ai tha se situata personale dhe profesionale nuk e lejonin të angazhohej në projektin e ëndrrave të tij.

“Ai [Guillermo del Toro] është një krijues i jashtëzakonshëm. Nëse do ta kishte realizuar atë film, do të kishte qenë ndoshta më i miri ndonjëherë. Mbase nuk do ta fal kurrë veten që e lashë t’më ikte nga duart,” shtoi aktori 45-vjeçar.

Guillermo del Toro ishte përfshirë fillimisht në projektin e “Bukuroshja dhe Bisha” nga Disney, por u tërhoq si regjisor në vitin 2014 për shkak të angazhimeve të shumta të tij.