Turbulenca është një nga përvojat më të zakonshme dhe shpesh shqetësuese për pasagjerët gjatë një fluturimi. Por çfarë e shkakton atë dhe a është vërtet për t’u frikësuar?
Sipas ekspertëve të aviacionit, turbulenca ndodh kur aeroplani kalon nëpër rrjedha të paqëndrueshme ajri që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si: ndryshimet në temperaturë, lëvizjet vertikale të ajrit, malet, stuhitë, apo zonat ku dy masa ajrore me temperatura të ndryshme përplasen. Edhe avioni i njëjtë, në dy fluturime të ndryshme, mund të përjetojë nivele të ndryshme turbulence për shkak të kushteve atmosferike.
Megjithatë, edhe pse mund të ndihet si “rrëzim” ose lëkundje e fortë, në shumicën dërrmuese të rasteve turbulenca nuk është e rrezikshme. Aeroplanët modernë janë të ndërtuar për t’i përballuar pa problem këto lëvizje. Pilotët janë të trajnuar të monitorojnë dhe shmangin zonat me turbulence të fortë dhe shpesh paralajmërojnë ekuipazhin dhe pasagjerët për të qëndruar të ulur me rripin e sigurisë të vendosur.
E vetmja rrezikshmëri reale lind nëse një pasagjer nuk është i lidhur dhe mund të lëndohet nga lëvizjet e papritura. Prandaj, mbajtja e rripit të sigurimit gjatë gjithë fluturimit është një masë e thjeshtë që mund të parandalojë incidente.