Justin Bieber ka ngritur sërish pikëpyetje mbi gjendjen e tij emocionale, pas disa postimeve të zymta në Instagram gjatë fundjavës. Këngëtari ndau selfie ku dukej i vetmuar, shoqëruar me mesazhe reflektuese si: “Po pranoj që Zoti më fal këtë mëngjes. Prandaj mund të fal veten dhe të tjerët sot.”
Ai publikoi gjithashtu një screenshot nga një thirrje FaceTime me Hailey-n, ndërsa fansat u ndanë mes mbështetjes dhe shqetësimit. Disa komentuan: “Ai nuk është mirë”, ndërsa të tjerë e panë si një shenjë të një procesi vetëreflektimi.
