Veçse nëse ke qenë në Tibet dhe totalisht i/e shkëputur nga bota e vërtetë, mund ta justifikojmë faktin që s’e ke marrë vesh që Taylor Swift u propozua nga Travis Kelce. Sigurisht, ndikimi në rrjet ishte i paparë, postimi mori miliona pëlqime, ndezi pafund diskutime për çmimin e unazës, si dhe njerëzit nisën të kërkonin nëse Tay kishte dhënë ‘sinjale’ për një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e saj.
Entuziazmi rreth fejesës së #Tayvis është kudo, por mos të harrojmë që është vetëm një nga shumë fejesat e VIP-ave që kanë shokuar rrjetet sociale këtë vit. Në qershor, çifti që është gjithmonë me pushime, Dua Lipa dhe Callum Turner, publikuan lajmin e tyre të fejesës.
Mikja e ngushtë e Taylor, Selena Gomez, shpalli fejesën me Benny Blanco dhjetorin e kaluar me një postim të thjeshtë të unazës në Instagram.
Ndërsa Zendaya dhe Tom Holland zgjodhën një tjetër mënyrë, private dhe siç i ka hije, një paraqitje në Golden Globes me një unazë të vendosur në gishtin e fejesës.
Këto fejesa mund të jenë më shumë sesa thjesht “romancë në ajër”. Rezulton se ekziston një shpjegim astrologjik përse kaq shumë çifte të njohura po bëhen serioze dhe po hedhin hapa drejt martesës.
Një arsye lidhet me 11 janarin e këtij viti, kur Nyja Veriore e Fatit hyri në shenjën ëndërrimtare të Peshqve dhe do të qëndrojë atje deri më 26 korrik 2026. Sipas astrologes Lisa Stardust, ky tranzit do të frymëzojë gjeste të mëdha romantike.
Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, është një tjetër arsye pse po shohim kaq shumë fejesa mes të famshmëve.
“Energjia e Gaforres thekson shtëpinë, sigurinë dhe angazhimin afatgjatë, duke e bërë një katalizator natyral për fejesa dhe deklarata publike dashurie. Kur u kombinua me prapavijën e Afërditës te Peshqit këtë prill (një tjetër shenjë Uji emocionale), nxiti reflektimin dhe rivlerësimin e marrëdhënieve. Me eklipset aktuale të Peshqve, të cilat sjellin vendime të rëndësishme në sipërfaqe, Jupiteri në Gaforre ofron kohën perfekte dhe ‘dritën jeshile’ që çiftet të formalizojnë lidhjet dhe të hedhin hapin e radhës.
Efektet e këtyre tranziteve mund t’i ndjesh edhe nëse nuk je i famshëm. Bazuar në eklipset e këtij viti, Lisa parashikon se njerëzit me vendosje astrologjike në Virgjëreshë, Peshqit, Shigjetar dhe Binjakë kanë më shumë gjasa të preken nga “virusi” i fejesave këtë vit. Taylor, e njohur si një Shigjetare e vërtetë, është thjesht një shembull i fuqisë së horoskopit!







