INSTAT konfirmon se vitin e kaluar, numri i automjeteve në Shqipëri arriti pothuajse një milion, me rritje të fortë prej 10.5% krahasuar me 2023. Por ajo që bie në sy është se përdorimi i makinave elektrike u dyfishua, nga një segment thuajse i papërfillshëm në fillim të vitit, në një pjesë të madhe të tregut deri në fund të 2024-s. Megjithëse vetë INSTAT nuk përqendrohet në flotat e taksive, një hetim i detajuar në terren tregon se shumica e “elektrikëve” janë të kompanive private të transportit taksi.
Makinat elektrike sjellin avantazhe subvencione qeveritare 0 taksa dhe ulje tek faturat e karburantit. Për pronarët e kompanive, këto avantazhe prekin kostot operative. Por a është e gjithë kjo kaq e thjeshtë?
Flota është zgjeruar brenda pak muajsh, dhe përdorimi kryesisht buron nga bizneset që operojnë me para cash me udhëtarë që paguajnë me para në dorë, përkatësisht biznese që trajtojnë flukse parash të pashpjegueshme. Kjo është pikërisht ajo që i jep formë dyshimit tonë kryesor për 10 makina që hyjnë në rrugë, vetëm 6 mund të gjurmohen përmes faturave zyrtare 4 të tjerat mbesintë fshehura dhe të painspektuara.
Në skenën ndërkombëtare të hetimeve financiare, sektorë si ndërtimi, transporti urban dhe “gjelbërimi” janë shpesh të identifikuar si porta për pastrimin e kapitalit të fituar në mënyra jo të ndershme. Shqipëria, me një strukturë jo të konsoliduar të pagesave elektronike dhe një treg në zhvillim të taksive private, po krijon një “zonë gri”. Aty mund të transferosh para nga aktiviteti jolegal te blerjet e automjeteve elektrike, pa levizje të dukshme të parave nga llogaritë bankare.
Për ta parandaluar këtë skemë të pastrimit të parave duhet: Regjistrim i detajuar i flotës elektrike numër serial, pronar, faturim i plotë dhe rruga financiare. Monitorim i rrjedhave cash, i kombinuar me kontrolle tatimore të lëvizjeve të papërputhshme ndërmjet numrit të makinave dhe të ardhurave të deklaruara. Inspektime të papritura, kontroll fizik i flotës për të verifikuar origjinën e fondeve dhe aktivitetin real. Bashkëpunim ndërinstitucional nga tatimet, policia, autoriteti i transportit dhe bankat, për të ndërthurur një rrjet vigilence.