Një detaj i veçantë ka rënë shpesh në sy gjatë paraqitjeve publike të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky: truprojat e tij shihen gjithmonë duke mbajtur një çantë misterioze, që e shoqëron kudo në vizitat dhe daljet e tij. Pamjet e fundit të shpërndara në rrjete sociale e tregojnë qartë momentin kur një prej truprojave nuk e lëshon asnjë çast këtë çantë, duke rritur kuriozitetin dhe thashethemet mbi përmbajtjen e saj.
Në kontekstin e luftës që Ukraina po zhvillon prej më shumë se dy vitesh me Rusinë, kjo çantë është interpretuar nga shumë analistë si e ngjashme me “çantën bërthamore” që shoqëron liderët e fuqive të mëdha. Zyrtarisht, Ukraina nuk ka më armë bërthamore pasi i dorëzoi në bazë të traktatit të nënshkruar me Rusinë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj. Megjithatë, në mënyrë jozyrtare, disa dyshime mbeten se Kievi mund të ketë ruajtur teknologji ose akses të kufizuar në sisteme të veçanta strategjike – një pretendim që nuk është konfirmuar kurrë.
Në video shihen truprojat duke e mbajtur çantën me kujdes të jashtëzakonshëm, duke e ruajtur sikur të ishte një objekt i një rëndësie jetike për sigurinë kombëtare. Ky detaj ka ndezur debate të forta dhe teori të shumta në rrjet, duke e kthyer çantën misterioze të Zelensky-t në një nga simbolet më intriguese të luftës në Ukrainë.







