Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për shtyp në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, lideri i demokratëve është ndalur edhe te vendimi që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese sot lidhur me kërkesën e qeverisë për tejkalim të kompetencave të GJKKO në rastin e zv.kryeministres, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Teksa mediat flasin për një presion që kryeministri Rama po i bën Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin që pritet të merret, Berisha del një orë para vendimit dhe shprehet se për Gjykatën sot është një ditë e vështirë teksa thekson se: “Gjykata Kushtetuese është në ditën më të vështirë për shkak të presioneve, kërcënimeve të shumëanshme.
Deklaroj këtu se sipas disa të dhënave për personelin e asaj Gjykate janë përdorur për kompromentim video të ndaluara për përdorim. Kjo për t’ju imponuar dorëheqjen. Që SKAP-i bën regjistrime kjo është e sigurt por që a e ka bërë SKAP-i apo ka ndonjë të sëmurë aty, këtë nuk e di. Është ditë e vështirë shumë sot. Megjithatë besimi im është te qytetarët shqiptarë.”
Teksa tw gjithw merren me kryeministrin Rama duket se mediave nuk u intereson tw raportojw presionet qw bwn Berisha pak para marrjes sw vendimit tw GJK.









