Avokati i njohur Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për çështjen Balluku.
Në reagimin e tij Ngjela shkruan se për Belinda Ballukun flitet kot pasi ajo është deputete me votat e publikut.
Ndër të tjera shkruan se mund të largohet vetëm me vendim të formës së prerë dhe çdo gjë tjetër janë mendim popullor joprofesional.
POSTIMI I PLOTË:
Spartak Ngjela
Po flitet kot për Ballukun.
Ajo është deputete me votat e popullit.
Nga detyra ajo mund të largohet vetëm me një vendim dënimi penal të gjykatës, i formës së prerë.
Të gjitha të tjerat që po dëgjoj janë mendim popullor joprofesionale dhe jashtë zbatimit të kushtetutës.









