Kompania amerikane e teknologjisë Astronomer ka pezulluar nga detyra drejtorin ekzekutiv Andy Byron, pasi një video virale nga koncerti i Coldplay në Boston zbuloi një lidhje intime jashtëmartesore me punonjësen e tij, Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore. Çifti u kap në momente përqafimi në një ekran gjigant përpara mijëra spektatorëve dhe tentoi të fshihej kur e kuptuan se po transmetoheshin.
Kompania konfirmoi pezullimin në një deklaratë në platformën X, duke theksuar se ka nisur një hetim të brendshëm dhe se “udhëheqësit duhet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjshmëri”. Në krye të përkohshëm është emëruar bashkëthemeluesi Pete DeJoy. As Byron dhe as Cabot nuk e kanë konfirmuar identitetin e tyre në video, ndonëse profili i saj në Facebook ka ndryshuar duke hequr mbiemrin Byron.