Klubi i Çelsit e cilëson kapitull të mbyllur atë të Armando Brojës në radhët e londinezëve. Edhe pse nuk ka ardhur ende zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit shqiptar te Bërnli, te blutë e Londrës nuk ka më “gjurmë” të tij.
Në faqen e internetit të Çelsit, janë zhdukur profilet e Brojës dhe të 8 lojtarëve të tjerë, të gjithë emra të cilët në klub i cilësojnë të larguar, edhe pse për disa prej tyre nuk ka ende oferta zyrtare. Një vendi i klubit që i mbyll derën përfundimisht këtyre lojtarëve, sido që të shkojnë gjërat gjatë merkatos.
Përveç Brojës, janë hequr edhe profilet e emrave të njohur si futbollistët e Anglisë Ben Çilluell e Rahim Sterling, të cilëve u bashkohen edhe Aksel Disasi, Renato Veiga, Alfi Gilkrist, Karnei Chukuemeka, Leslei Ugoçuku dhe David Datro Fofana.