Këngëtarja e famshme Camila Cabello i bëri ditën e dasmës së një ndjekëse të paharrueshme, duke kënduar live këngën e saj të njohur “First Man” gjatë vallëzimit të nuses me babanë e saj.
Ylli 28-vjeçar ndodhej në Iowa kur takoi rastësisht Kelly-n, një fanse që kishte planifikuar të martohej ditën tjetër. Një video që u bë virale tregon momentin emocionues kur Camila këndon këtë baladë prekëse në ceremoninë e veçantë.
Kuzina e nuses ndau pamje nga ai moment në TikTok, duke shkruar: “Camila Cabello takoi të ëmën time në barin e një hoteli dhe u shfaq në dasmën e saj ditën tjetër për të kënduar gjatë vallëzimit të nuses me babanë!!!”
Në video të mëparshme, anëtarja e familjes tha: “Camila Cabello u shfaq në dasmën e të ëmës time në Iowa… Kjo nuk duket fare si jetë reale!”
Camila u shpreh para performancës se si ishte bërë pjesë e kësaj ngjarjeje: “Ne ishim në hotelin tonë dje dhe takova Kelly-n dhe familjen e saj. Ajo më tha se do të bënte vallëzimin me babanë e saj me këngën time ‘First Man’. U njoh me familjen e saj dhe me babain e saj të mrekullueshëm, Mike.”
“‘First Man’ është një këngë shumë e veçantë për mua, sepse e kam shkruar për babanë tim dhe për momentin kur do të martohem – gjë që ende nuk ka ndodhur,” tha ajo duke qeshur.
Këngëtarja shtoi se ky moment ishte organizuar në mënyrë spontane, por ajo ndihej shumë e nderuar që ishte pjesë e tij.
“Jam vajza e babait dhe ndihem se babai yt, nëse je me fat, është dashuria e parë, heroi yt i parë, dhe ai është njeriu që përgatit terrenin për burrin tjetër në jetën tënde,” përfundoi ajo para se të fillonte të këndonte.
Ky moment i veçantë vjen pak ditë pasi Camila shënoi përfundimin e turneut të saj me një postim emocionues në Instagram, ku falenderoi fansat dhe stafit të saj, duke paralajmëruar albumin e ri.