FLASH :

“Çadra”, pamjet mahnitëse të stadiumit të ri të Manchester United

Manchester United ka shpallur planet për një stadium të ri 2 miliardë paund, me kapacitet 100,000 tifozësh, i cili do të mbulohet nga një mbulesë gjigande “umbrella”. Ky stadium futuristik, i hartuar nga arkitekti i njohur britanik Lord Norman Foster, do të jetë një nga më të mëdhenjtë dhe më të avancuarit në botë. Ai do të përfshijë tri kulla të mëdha, të frymëzuara nga tridenti i klubit, të cilat do të mbështesin kanopinë e madhe që do të mbrojë tifozët nga moti i keq.

Në këtë stadium do të ndodhen një shesh publik dyfish më i madh se Trafalgar Square dhe një fshat tifozësh me restorante dhe muze që do të ofrojnë një përvojë unike për tifozët. Ai gjithashtu do të përfshijë një ekran gjigand për shfaqjen e ngjarjeve, dhe një platformë panoramike mbi Stretford End që do të ofrojë pamje spektakolare të fushës dhe qytetit.

Dizajni i stadiumit është menduar për të sjellë tifozët më afër fushës dhe për të krijuar një atmosferë akustike të fuqishme që do të përforcojë bujën e tifozëve. Stadiumi do të ndërtohet pranë Old Trafford-it aktual dhe do të jetë i vendosur në një pjesë të qytetit që do të bëhet një qendër e re për zhvillim urban. Plani parashikon përfundimin e stadiumit brenda pesë viteve.

Sir Jim Ratcliffe, që ka marrë një pjesë të aksioneve të klubit, e ka cilësuar këtë projekt si një mundësi për të krijuar një stadium që do të jetë në nivelin më të lartë global. Ai ka shtuar se ky stadium do të ruajë esencën e Old Trafford-it të vjetër, duke ofruar një përvojë të re për tifozët.

Ky projekt do të krijojë mijëra vende pune dhe do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale dhe kombëtare. Sipas ekspertëve ekonomikë, stadiumi do të sjellë një ndikim të madh ekonomik, duke kontribuar 7.3 miliardë paund në ekonomi dhe duke krijuar 92,000 vende pune. Po ashtu, do të mund të tërheqë 1.8 milionë vizitorë më shumë çdo vit.

Kryetari i Rajonit të Mançesterit, Andy Burnham, ka vlerësuar këtë projekt si një mundësi për të transformuar zonën e Old Trafford-it në një qendër të re zhvillimi dhe mundësi ekonomike. Ai beson se ky stadium do të jetë një simbol i pasionit dhe ambicies së klubit, duke e pozicionuar Mançester United si një lider global në futboll.

Pamjet e projektit të stadiumit