Mjekja Desli Shahini, e ftuar në podcastin “Shëndet!”, ka treguar se kush preket më shumë nga ataku në zemër, burrat apo gratë.
“Bazuar në eksperiencën tonë klinkike, janë edhe burrat dhe gratë të prekur nga ataku kardiak. Ataku kardiak nuk favorizon asnjë prej gjinive, por sigurisht që ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin e gruas, sidomos pas menopauzës, influencojë dhe ndihmojnë situata të caktuara që çojnë drejt atakut në zemër”, tha Desli Shahini.