FLASH :

Burra që fshihen pas fustanit të grave

Endri Shabani dhe Arlind Qori janë të dy pjesë e një ideologjie të majtë ekstreme që godet kryesisht kapitalin dhe tregun e lirë.

Që të dy në retorikën e tyre, sulmojnë biznesin, sipërmarrjen e lirë dhe ndërtimin, të tre faktorë që sjellin zhvillim dhe punësim në Shqipëri, por që sipas tyre janë e keqja më e madhe që ka kapluar sot vendin.

Por ka një problem me të dy këta marifetçinj.

Si Shabani dhe Qori, jo vetëm që vetë flasin si komunistë dhe ndërkohë jetojnë si borgjezë, por më e keqja akoma, ata fshihen pas fustaneve të grave.

Në fakt, Arlind Qori ka vite që financohet nga organizata komuniste evropiane Rosa Luxemburg, kurse Shabani, është rritur dhe ka ecur përpara në jetë me fondet e Sorosit, ndërkohë që qytetarëve u shesin pallavra se jetojnë si njerëz modestë.

Por të dy këta tani po dalin hapur se janë burrat e grave.

Në fakt, Shabani, ka vendosur në lista për deputete të dashurën dhe motrën e saj, ndërsa gruaja e Qorit na del se e ka njërën dorë te qypi me mjaltë i fondeve të Bashkimit Evropian për rindërtimin e shkollave në Tiranë.

Pra në Tiranën e Erion Velisë, të cilin Qori aq shumë e ka sulmuar, si për shembjen e Teatrit Kombëtar, e për shumë të liga të tjera.

Ndërkohë që gruas së tij tani “i duhet” të bashkëpunojë pikërisht me institucionin e Velisë për të na e stolisur Tiranën e shkatërruar nga Veliaj, dhe që Qori nuk e honepska dot.

Nëse kjo nuk është hipokrizi, nuk dimë si tjetër ta quajmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *