FLASH :

Video/Sherri në lokal, spanjolli hedh KO britanikun muskuloz me 1 grusht

Një turist britanik u bë viktimë e një sulmi brutal në mes të një zënke në një lokal nate në Benidorm, Spanjë, ku një banor lokal e goditi me grusht në fytyrë duke e lënë të shtrirë në tokë, në një incident që ndodhi të dielën në mbrëmje.

Pamjet e publikuara tregojnë britanikun, i veshur me të bardha, duke u përfshirë në një përplasje mes rojeve të sigurisë dhe frekuentuesve të lokalit, përpara se të sulmohej befas me një grusht në fytyrë nga një burrë i panjohur – duke rënë në tokë në mënyrë dramatike me këmbën e përthyer pas trupit.

Një grua me kapele rozë në formë kauboji shihet duke nxituar drejt tij për ndihmë, ndërsa të tjerë vazhdojnë përleshjen në sfond. Dëshmitarët thanë se incidenti nisi kur britaniku dhe shoqëria e tij u kërkua të largoheshin nga lokali, ndërsa ndërhyrja e sigurimit ndezi përplasjen.

Ishte një grusht i papritur që e la pa ndjenja. Këmba e tij dukej sikur u çvendos. E turpshme sjellja e disa turistëve britanikë që i hapin telashe të gjithë kombit,” tha një dëshmitar për The Sun.

Gjendja shëndetësore e britanikut nuk dihet ende, ndërsa nuk është raportuar ndonjë arrestim në lidhje me incidentin.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa muaj pas një rasti tjetër tronditës në Benidorm, ku Andrew Frazer, një tjetër britanik, përfundoi në kujdes intensiv pasi u godit nga një roje sigurie. Ai u operua me urgjencë për një hemorragji cerebrale dhe iu desh të kalonte javë të tëra në spital pas ndërhyrjes për të hequr një pjesë të kafkës.

Benidorm, një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët britanikë në Costa Blanca, është bërë së fundmi një pikë e nxehtë për incidente të dhunshme mes vizitorëve dhe personelit të klubeve të natës. Autoritetet spanjolle ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për ngjarjen e fundit.