Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në zonën e Darzezës, Fier, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe ndikimin e mundshëm në mjedisin përreth.
Në vendngjarje janë dërguar katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Era e fortë dhe terreni i thyer kanë vështirësuar ndërhyrjen, por deri tani nuk raportohet rrezik për banesat në zonë. Autoritetet ndodhen në gadishmëri dhe po monitorojnë nga afër çdo zhvillim. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.