Brad Pitt dhe e dashura e tij Ines de Ramon bënë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq të premten në Nju Jork, gjatë premierës së filmit F1, ku aktori 61-vjeçar luan rolin e pilotit fiktiv Sonny Hayes. Por pas buzëqeshjeve elegante dhe stilit të kuruar, një eksperte e gjuhës së trupit thotë se marrëdhënia e çiftit mund të jetë në vështirësi.
Sipas Judi James, Pitt duket “i lumtur por edhe në siklet” pranë të dashurës 32-vjeçare, duke shtuar se ndryshimi i stilit të tij kohët e fundit mund të jetë tregues i një pasigurie më të thellë. “Ka diçka të pasinkronizuar në gjuhën e trupit të tyre,” tha James për Daily Mail.
Ajo e krahasoi dinamikën e çiftit me atë të George dhe Amal Clooney, duke vënë në dukje se si Pitt po përpiqet të ndjekë një model të ngjashëm: një burrë i famshëm me një partnere elegante, jo-hollywoodiane, por jashtëzakonisht e suksesshme. Sidoqoftë, ndryshe nga Clooney, James vëren se diferenca e moshës midis Brad dhe Ines mund të jetë një burim pasigurie për aktorin.
“Brad ka bërë disa zgjedhje të dyshimta në stil në daljet e fundit. Ai duket sikur përpiqet të jetë modern e ‘relevant’ për të balancuar diferencën e moshës – kur ndoshta do ishte më mirë të gjente rehatinë në veten e tij autentike,” shpjegon ajo.
Ekspertja vëren gjithashtu se mimikat e fytyrës dhe qëndrimi i trupit të çiftit janë të ndryshëm. “Brad ka vetulla të ngritura në formë trekëndëshi, që i japin një pamje të ndrojtur e të përulur. Duart i mban të shtrira anash trupit, një shenjë e tensionit të brendshëm.” Ndërkohë, Ines shfaqet e qetë dhe me kontroll të plotë të skenës.
Çifti janë bashkë që nga viti 2022, disa vite pas ndarjes së bujshme të Pitt nga Angelina Jolie. Megjithatë, kjo paraqitje e fundit ka ngjallur spekulime për një mungesë kimie më të thellë midis tyre – përtej pamjes elegante të tapetit të kuq.




