FLASH :

Braçe denoncon inspektorët e Ramës: Hyjnë në baxho si nga rruga, pa doreza e përparëse!

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si zyrtarë shtetërorë po zhvillojnë kontrollet në ambientet e prodhimit të bulmetit dhe mishit, gjatë aksioneve për sigurinë ushqimore.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan me ironi dhe revoltë:
“A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hyjnë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e mishit siç vijnë nga rruga – pa çese në këpucë, pa përparëse e pa doreza?!”

Ai thekson se këto kontrolle, të cilat supozohet të jenë për sigurinë e ushqimit, po zhvillohen pa respektuar standardet minimale higjieno-sanitare nga vetë inspektorët.
Braçe ironizon më tej duke thënë se “nuk është aksion për të kapur malin si prodhues i rigonit, por për sigurinë e ushqimeve”, duke kërkuar përgjegjësi dhe profesionalizëm në terren.