FLASH :

Botërori 2026/ Serbia fiton 0-1 në Letoni dhe kalon Shqipërinë në Grupin K

Serbia ia ka dalë të marrë tri pikë kundër Letonisë në udhëtim, kjo falë golit të Vlahovic.

RIGA – Kombëtarja serbe e futbollit fitoi 0-1 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Tanimë ballkanasit i ushtrojnë presion Shqipërisë, duke kaluar tanët në renditje. 

Sfida në Riga u vendos në minutën e 12-të nga Vlahovic, me asistin e Katai. Paccka se dueli ishte me disa raste të tjera, gjithçka u mbyll 0-1. 

Letonia viziton të martën Tiranën dhe në ‘Air Albania’ përballet me Shqipërinë, aty ku djemtë e Sylvinhos duhet të marrin patjetër tri pikë. 

Anglia me 9 pikë pas tre ndeshjeve kryeson Grupin K, ndjekur nga Serbia me 7 pikë pas tre ndeshjeve.

Shqipëria me pesë pikë pas katër ndeshjeve zbret në pozitën e tretë. Letonia me katër pikë pas katër ndeshjeve pozicionohet e katërta, ndërsa Andorra me zero pikë pas katër ndeshjeve mbyll renditjen.