Bolivia fitoi 1-0 kundër Brazilit dhe kaloi Venezuelën për të qenë ajo skuadra që siguroi një vend në play-off ku do garojë të jetë në finalet e Kupës së Botës 2026 që zhvillohen verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Zona e Amerikës Latine ka mbyllur sfidat kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin e saj dhe Argjentina, Ekuadori, Kolumbia, Uruguai, Brazili e Paraguai kanë marrë një biletë për në fazën finale. Bolivia, falë fitores 1-0 kundër Brazilit siguroi të drejtën që të jetë pjesë e play-off që do zhvillohet në mars 2026.
Në El Alto, Bolivia vendase mposhti 1-0 Brazilin falë penalltisë që u kthye në gol nga Miguelito në fundin e pjesës së parë. Ky rezultat, gërshetuar edhe me humbjen 3-6 të Venezuelës nga Kolumbia, ka bërë që të jetë Bolivia pjesë e play-off. Pas ndeshjes Brazili protestoi për vonesat e lojës, shtrirjen e futbollistëve vendas në fushë, apo hedhjen e topave në fushë gjatë lojës nga fëmijët pas porte.
Në ‘Monumental’ të Guayaquil, Ekuadori iu fal golit të Valencias nga pika e bardhë e penalltisë për ta mbyllur grupin në vendin e dytë dhe për të marrë një fitore historike 1-0 kundër Argjentinës. Kampionët në fuqi të Botës nuk do kenë Otamendin për ndeshjen hapëse të Botërorit, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Mungesa e Lionel Messit bëri që ylli i ri i Real Madrid, Franco Mastantuono, të mbante veshur fanellën me numrin 10.
Kupa e Botës, grupi kualifikues në zonën e Amerikës Latine
E martë, 9 shtator 2025
Ekuador 1-0 Argjentinë
Bolivi 1-0 Brazil
Kili 0-0 Uruguai
Peru 0-1 Paraguai
Venezuela 3-6 Kolumbi